Eva Longoria shtatzënë?! Aktorja sqaron mediat rozë


Eva Longoria ka treguar se nuk është shtatzënë dhe nuk po e planifikon ende një gjë të tillë. “Të gjithë thontë se fytyra ime shkëlqen por unë nuk jam shtatzënë. Jam thjesht e dashuruar” ka sqaruar aktorja për revistën “InTouch”.

“Nuk po mendojmë për një gjë të tillë mometalisht. Ne kemi vetëm 4 muaj që jemi martuar”, ka shtuar ajo. 41-vjeçarja madje ka shprehur hapur dashurinë e saj për bashkëshortin 47-vjeçar “José ‘Pepe’ Baston”, duke thënë se ndihet gruaja më e lumtur në botë që ka këtë mashkull si partnerin e saj të jetës.

“Të kesh një persona përkrah është vërtetë një ndjesi e mrekullueshme. Ne e ndihmojmë njëri-tjetrin në karrierat dhe jetën personale. Jose e plotëson jetën time. Ne kemi të njëjtat vlera dhe të njëjtën etikë punë. Nuk jemi të dedikuar vetëm tek puna por edhe tek familja jonë”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password