“Unë dhe Eva kemi mbetur miq të mirë dhe e kam shumë xhan. Jam i lumtur që arriti të gjejë një njeri që e do dhe e kënaq më shumë se unë”, kështu deklaroi ylli Gabriel Garko lidhur me faktin se ish-e dashura e tij, aktorja Eva Grimaldi pohoi se është lesbike. Duke folur në studion e programit “Verissimo” në “Canale 5” Garko u shpreh se respekton vendimin e ish-partneres por dëshiron qetësinë e tij e nuk preferon të merret me gazetarët. Grimaldi e cila aktualisht po merr pjesë në “Isola dei famosi”, (Ishulli i të famshmëve) shkoi më tej me deklaratat e saj duke thënë se e dashura Ima është më “mashkull” se Garko. Aktori e komentoi duke thënë se kjo ishte thjesht një batutë. “Nuk jam aspak i bezdisur nga frazat e thëna, sepse ato fjalë dolën nga goja e një gruaje shumë inteligjente. Ajo bëri një batutë por u interpretua sikur e tha seriozisht”, u shpreh Garko. Aktualisht ai është në një lidhje me bukuroshe Adua Del Vescho me të cilën tha se ndihet mirë por nuk kanë plane as për martesë e as për fëmijë. “Nuk do martohem kurrë. Për fëmijë nuk bëj plane. Nëse vjen, është i mirëpritur”, përfundoi bukuroshi Garko./ revistawho.com