• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Është shkëputur nga muzika, Mariza Ikonomi zbulon çfarë ka bërë gjatë kësaj kohe

Mariza Ikonomi prej disa kohësh nuk është më pjesë aktive në muzikën shqiptare. Në fakt duket se ky është një vendim i marrë nga këngëtarja dhe ajo do të vazhdojë ende të qëndrojë e shkëputur nga muzika në Shqipëri. Ditën e sotme, Mariza ishte ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ dhe ka treguar se çfarë ka bërë gjatë kësaj kohe. “Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”, -ka thënë këngëtarja. Por përveçse në muzikë, siç ka zbuluar gjatë udhëtimeve në Europë ajo ka patur mundësi të provojë edhe një eksperiencë mjaft të veçantë në teatër. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE