• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

“Është faji yt që…”, Kastro Zizo dhe Kelvi Kadili përfshihen në konflikt publik me njëri-tjetrin

Një episod nga emisioni ‘Thurje’ në Digitalb është bërë arsyeja që ka çuar në një konflikt publik këngëtarin Kastro Zizo dhe moderatorin Kelvi Kadilli. Gjatë puntatës së radhës kur në studio ka qenë i ftuar Timo Flloko, Kastro e ka pyetur në lidhje me përmbajtjen e emisioneve në orare ku fëmijët janë para televizorit. Si shembull për të mbështetur këtë ide, u soll një nga puntata e ‘Pop culture’, ku moderator është Kelvi Kadilli.

Image result for kastro zizo kelvi kadilli

Ky i fundit gjatë intervistës me ish-banoren e Big Brother, Xheni Mhillaj, e pyet: “Ti je virëgjëresha në horoskop, je e virgjër edhe në realitet?” Përgjigja e saj ishte: “Jam edhe nga veshët”. Pikërisht kjo sekuencë e shkëputur nga emisioni dhe një koment i Kastros, ka bërë që moderatori të reagojë. Krahas videos nga emisioni ai ka shkruar: “Kastro unë jam rritur duke dëgjuar 2 Farm dhe vazhdoj sot e kësaj dite të degjoj Bonito! Nëse jam explicit për orën 4 të drekës është totalisht faji yt! Kështu që mbaj përgjegjësitë e tua dhe të këtij brezi që u rrit me frymën që ti i dhe për të qenë të lirë, pa komplekse dhe vetvetja! Edhe unë të dua. PS: sa për vrimat e mia në vesh, po mendoj të hap të tretën”./revistawho./com