Është dy vjeç dhe mund të kuptojë tri gjuhë, fëmija i këtij çifti të famshëm do ju bëjë xhelozë

mila-kunis-ashton-kutcher-daughter-wyatt-ice-cream-hero

Dy vjeçe, Wyatt Kutcher, vajza e Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, është një poliglote, ka thënë Ashton për Seth Meyers një natë më parë. Ajo po punon për gjuhën e saj të tretë tani. “Po mëson rusisht”, ka thënë ai, duke shpjeguar që familja e Milas flet rusisht, kështu që ajo është e ekspozuar ndaj kësaj gjuhe. “Me anglishten është mësuar. Mund të flasë dhe të kuptojë. Mund të flasë dhe të kuptojë spanjisht. Dhe mund të kuptojë rusisht, por nuk mund ta flasë.”Ashton gjithashtu konfirmon që ai e zbuloi aksidentalisht gjininë e fëmijës së dytë, që do të jetë djalë. Ishte pak zhgënjyese. “Unë po shpresoja shumë që të ishte vajzë sepse, mbi të gjitha, vajza jonë e parë është fantastike. Gjithashtu mendova që nëse do kishim një vajzë të dytë, Mila mund të më jepte mundësinë për të pasur një djalë, ndërsa tani nuk e di. Tani jemi barazim. Mund të ma heqë të drejtën”, megjithatë e sigurt që ata as nuk kanë folur për një fëmijë të tretë. “Nuk e kemi diskutuar. Nuk jemi në atë fazë”. Fokusi i tyre këto ditë, është të bindin Wyatt që “f*ck” nuk duhet përdorur, pasi Ashton-it i shpëtoi nga goja një herë./revistaclass

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password