close
Breaking NewsLajme

Ervini merr vesh për lidhjen e Sidritës jashtë “Big Brother”: Dua të iki, nuk ndërhyj midis dy personave për lojë

Screenshot_11

“Jam në një situatë me marrë valixhen e me ik, po e mbaj veten me shumë sforco. Arrin të përfshihesh shumë në një situatë, e padashur e të bohet jeta telenovelë”, shprehet Ervini ndërsa ndodhet në oborr me Xhenin dhe Benardin. E ndërsa ata e pyesin nëse e ka për Sidritën ai përgjigjet “Nuk e di përfundimin. Nuk dua të ndihem i përdorur apo të përdor dikë për lojë. Ndonjëherë nuk është mirë të hysh midis dy personave e ndjen pak pjesën e fajit, nuk dua ta vuaj atë, është më mirë stop”, duke nënkuptuar se Sidrita ende mendon për personin që ka lënë jashtë, duke shtuar “E kam marrë vesh prapa, e kap me gjërat që më thuhen, me gjërat që konsumohen”. Pas kësaj Ervini i kërkon Xhenit që të bisedojë me Sidritën për këtë pjesë. E fatmirësisht për Ervinin, Sidrita mohon që një gjë e tillë të jetë e vërtetë. “Çfarë faji kam unë që i merr seriozisht te gjitha seriozisht ai”, i thotë Sidrita-Xhenit. Sidrita më pas sqaron edhe Ervinin se qëndrimi i saj ishte vetëm provokim për të parë se si do të reagonte.

Tags : Big Brotherbig brother albania 9ervini sidrita
loading...