close
Breaking NewsLajme

Ervini i “Big Brother” ju duket fytyrë e parë? Keni të drejtë, ka një arsye për këtë!

12633548_1284053348288008_2267717173068854196_o

Jemi të bindur që për shumë prej jush, ashtu si edhe për ne, porterti i Ervin Zyfit, banorit 28-vjeçar që hyri dje në shtëpinë e “Big Brother”, është i njohur. Dhe kjo jo për shkak të rastësisë, por sepse Ervini ka qenë pjesë e disa shfaqjeve televizive. Ai ka qenë protagonist kryesor në videoklipin e Anxhela Peristerit, ka realizuar reklamën për një pije energjike si dhe është shfaqur në fotosesione me modele dhe fotografë të njohur si Pirro Beati. Ai gjithashtu ka shoqëruar vajzat fituese në kompeticionin e bukurisë “Miss Universe Albania”. Se si do të shkojë loja e tij brenda shtëpisë këtë nuk dimë ta themi, por Ervini ka investuar që të jetë i famshëm që përpara se të bëhej pjesë e këtij reality, që me siguri do t’i dhurojë famën e madhe. / revistawho.com

Tags : Big BrotherErvin
loading...