Ajo është padyshim një nga krenaritë e vendit tonë. Sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho ka postuar sot një foto në profilin e saj në Instagram, duke u bërë gati për koncertin e radhës por nuk ka harruar të falenderojë edhe një mik, i cili është kujdesur për veshjen e saj. Ai është stilisti i mirënjohur Ardi Asllani, i cili mbetet unik në llojin e tij.
” Në studiot e regjistrimit të France 3, duke u ndjerë e bukur përmes fustanit dhe punës së Ardian Asllanit. Faleminderit Ardi për artin dhe shpirtin tënd.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe falenderimi i stilistit Asllani, i cili ka thënë se puna me një artiste të këtyre përmasave është gjithnjë e kënaqësi.
“Nder të punoj për ty. Diva me gjithsej! Sonte duke regjistruar për France 3, mezi po pres performancën”, shkruan Ardi Asllani në profilin e tij në Instagram.