• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ermali luan me Joelin, por Ami është gjithë kohën me “zemër në dorë”

E kemi parë shpeshherë që Ermal Mamaqi publikon video nga më të çuditshmet me djalin e tij, Joelin. Shumë herë videot duken pak si të rrezikshme, megjithatë sigurisht që Ermali tregohet shumë i kujdesshëm për djalin.

Por ashtu si të gjithë mamatë edhe Ami rri me “zemër në dorë” se nga çasti në çast mund të ndodhë diçka. Vetë Ermali ka publikuar një video me Joelin në qafë dhe përshkrimi që i ka bërë tregon më së miri se sa e shqetësuar është Ami në këto raste. “Në xhirimin e kësaj videos u dëgjuan 3 ‘Qyqa çuni’ dhe 1 ‘Pa merak’. Faleminderit”, – ka shkruar Ermali. Në këtë rast të gjithë i japin të drejtë Amit, por ama të gjithë bien dakord njëzëri se lojërat me prindërit janë momentet më të bukura që mbahen mend gjithë jetën. /revistawho.com

Në xhirimin e ksaj videos u dëgjuan 3 "Qyqa Çuni" dhe 1 "Pa merak". Faleminderit. 😂

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on