Nëse jeni beqarë dhe keni nevojë të jetoni një histori dashurie, tashmë ju vjen në ndihmë Ermal Mamaqi. Aktori i ka shtuar një sektor të ri rrjetit të bizneseve “Ami Event”. Bëhet fjalë për një agjenci martesore ose më saktë lidhjesh serioze. Mamaqi ka njoftuar në profilin e tij të gjithë ata që duan të kenë një romancë. “Nuk ka rëndësi nëse je beqar/e ose i/e divorcuar ose i/e ve. Nëse do të Lidhesh me dikë seriozisht regjistrohu në www.lidhjeserioze.com. Aty janë shqiptarët nga e gjithë bota. Ku i dihet… ndoshta të del “fati”. Tag dikë që do të martohet”, ka shkruar ai. E para që është gëzuar nga kjo “gjetje” është beqaresha më seksi shqiptare Bleona Qereti. “Ja direkt tani. Sa mirë që ma the”, komenton ajo. Përgjigja e Mamaqit sigurisht është plot humor: “Po u fute ti do bllokohet rrjeti”, shënon ai.