• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

Ermal Meta publikon foton krah Eugentit dhe Eleni, komentet e italianëve janë më të veçantët

Trio-ja shqiptare në Eurovizion po bën ‘namin’! Tashmë është Ermal Meta ai që publikon foto krah Eugent Bushpepës dhe Eleni Fouriera. Fotot janë publikuar në Twitter dhe krahas tyre ai shkruan: ‘Shqiptarë’. Ajo çka bie në sy janë komentet e fansave italianë, të cilët ndryshe nga ata grekë, i kanë komplimentuar këngëtarët dhe kanë treguar sa të lumtur ndihen për suksesin e tyre. Disa prej komenteve kanë qenë shumë të veçantë. Një vajzë shkruan: “Nëse meshkujt në Shqipëri janë të gjithë kaq të mirë, unë do transferohem menjëherë. Po bëj gati valixhet”. Të tjerë komentues i cilësojnë Eugentin dhe Ermalin si dy këngëtarë shumë të mirë dhe të suksesshëm./revistawho.com