lefuture

Erioni dhe Alma dalin në Top Channel: Jetojmë me vuajtje po duhemi me shpirt, policia të heqë videot nga interneti

1479752390erioniii

Prej disa ditësh kanë qarkulluar disa video nëpër mediat sociale, të një burri i cili quhet Erion që kërkon dëshpërimisht dashurinë e jetës, Almën. Ata janë ftuar në emision ‘Pasdite në Top Channel’ për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë.
Video
Alma dhe Erioni, çifti i cili u bë i njohur nga disa video të postuara në rrjetet sociale, janë ftuar sot për të folur rreth historisë së tyre në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’. Në këto video është shfaqur Erioni, i dëshpëruar duke kërkuar të dashurën e tij Alma, pasi ajo e kishte braktisur. Erioni gjatë intervistës me gazetaren Jonida Shehu, është shprehur se nuk ka qënë në dijeni për publikim e këtyre videove. ‘Kam qënë i dehur dhe një shok më tha se do më lidhte me Almën në telefon, dhe unë nuk e dija që atë video do ta shikonte e gjithë bota – është shprehur Erioni’.
Njohja
Historia e tyre e dashurisë e ka pasur fillin në një lokal në qytetin e Fierit, në të cilin Alma punonte si kamariere. Ata qëndruan të lidhur për 4 muaj derisa Alma vendosi një ditë të largohej, dhe shkak ka qënë gjëndja e Erionit, pasi konsumonte shumë alkool. Erioni ka qënë i martuar për 14 vjet, tashmë i divorcuar dhe babai i 2 vajzave. Gjithashtu dhe Alma është nëna e 2 djemve. Erioni u shpreh se ka ka një jetë shumë të vështirë, me dy prindër të sëmurë dhe nuk ka as shtëpi dhe një punë që t’i sigurojë të ardhura.

Ndërkohë, ai i bëri thirrje policisë që të mundësonte heqjen e këtyre videove nga interneti. Dashuria e Erionit, Alma tha se këto video e kanë vënë në vështirësi edhe familjen e saj. Të dy premtuan se do të vazhdojnë romancën e tyre, Erioni pa alkool dhe Alma pa e braktisur “poçin”, siç e quan me përkëdheli.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password