Erion Zeqiraj i “BB3” zbulon marrëdhënien me Ervinin e “BB9”: Uroj të qëndrosh më shumë se unë


Sot është dita e dytë e qëndrimit të konkurrentëve të rinj në edicionin e 9 të “Big Brother”, në shtëpinë e famshme. Kaq ka mjaftuar që në media e portale të nisë “hetimi” lidhur me djemtë dhe vajzat që janë në kërkim të famës dhe parave që të dhuron loja televizive. Por ndodh edhe që, ata që janë jashtë, krenohen me faktin se një i njohuri i tyre është bërë pjesë e “reality”-t. Për shembull Erion Zeqiraj, i cili gjashtë vite më parë ishte vetë në “Big Brother”. Përmes një dedikimi në rrjetet sociale, Zeqiraj ka zbuluar marrëdhënien e tij miqësore me Ervinin, bukuroshin e “BB9”.  “Me Ervinin e “BBA9”. Suksese shoku dhe shpresoj dhe uroj të qëndrosh më shumë se mua në shtëpinë e “Big Brother”, ka shkruar ai./ revistawho.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password