Eranda Libohova rikthehet në Kënga Magjike, ja me kë ka zgjedhur të bëjë duet

image

Eranda Libohova rikthehet me një duet në Kënga Magjike. Artistja e dashur nga publiku shqiptar do të marrë pjesë me një duet. “Kënga është muzikuar nga Elgit Doda dhe me tekst të Alex” – tregon Eranda për BORDO. Kënga do të jetë mjaft moderne dhe do të sjellë ritëm në skenën e këtij festivali. Këngëtari që do të shoqërojë Eranda Libohovën në duet është Xhesi Kanani. “Xhesi është një këngëtar i talentuar dhe këndon shumë bukur.” – shpjegon Eranda. Xhesi Kanani ka qenë pjesëmarrës në spektaklin e talenteve “X Factor”, pjesë e grupit “X Boys”. Nga ky grup më herët kemi njohur Xhieldon, i cili është solisti i grupit “Alar Band” dhe Brunon e hitit “Ajo” dhe këngës “Love me” me Elvana Gjatën.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password