Eranda Libohova është një nga artistet më potente të muzikës së lehtë shqiptare. Ajo numëron një sërë hitesh në karrierën e saj, por kënga ” Kthehu për vete për mua”, mbetet e paharrueshme jo vetëm për publikun, por shumë e dashur edhe për vetë këngëtaren. Me këtë projekt muzikor Eranda është prezantuar në Festivalin e RTSh, në vitin 1996.