Me ardhjen e Vitit të Ri nuk mungojnë as dhuratat nga të afërmit tanë. Dhuratë ka marrë edhe Era ditën e sotme nga motra e saj, Nita. Era ka postuar foton e dhuratës në Snapchat. Nita i ka dhuruar asaj një kartolinë ku i uron që viti i ardhshëm ta gjejë të lumtur dhe të suksesshme. “Të dua shumë superstar-ja ime e vogël” -shkruan Nita në kartolinë. Madje ajo i ka dhuruar Erës edhe një sallatë ruse të cilën Era e ka shumë qejf. Era ka qeshur pasi nuk e priste që e motra t’i bënte dhuratë sallatë./revistawho.com