Era Istrefi do të takojë Bujar Nishanin, ja çfarë i kërkon këngëtarja Presidentit


Era Istrefi është konsideruar si ambasadorja më e re e Kosovës dhe Shqipërisë në botë. Karriera e këngëtares, që ka arritur të rrëmbejë jo vetëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, por edhe të nënshkruajë një kontratë 1 milionë dollarëshe me një studio prestigjioze diskografike në Londër, është duke lulëzuar Megjithatë, nënshtetësia e Kosovës duket se ka qenë pengesë për karrierën e Erës, e cila prej disa javësh i është drejtuar zyrës së presidentit Bujar Nishani për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Burime pranë Presidencës kanë treguar për “Bluetooth” se këngëtarja ka dorëzuar dosjen me kërkesën për nënshtetësi, e cila është marrë në shqyrtim nga presidenti. Megjithatë, menaxheri i këngëtares, njëkohësisht edhe i dashuri i saj, Faton Shoshi është shprehur se kërkesa e Erës është miratuar dhe këngëtarja do të marrë javën që vjen nënshtetësinë në një takim me presidentin Nishani. Në fakt, kanë qenë të shumtë artistët nga Kosova që kanë kërkuar e që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Sipas menaxherit të Era Istrefit, “janë të shumta eventet që ajo nuk merr dot pjesë për shkak të nënshtetësisë”. “Era e ka promovuar Shqipërinë kudo ku ka shkuar. Në të gjitha intervistat ka thënë që është shqiptare dhe ka folur me krenari për këtë vend dhe vendlindjen e saj Kosovën”, është shprehur Fatoni.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password