Ato na kanë bërë krenare me suksesin e tyre që ka kaluar kufijtë shqiptarë. Tanimë Dua dhe Era kanë korrur një tjetër sukses. Këngëtaret janë vlerësuar nga Çmimet europiane EBBA. Dua Lipa postoi në Instagram një foto ku falenderonte për dy çmimet e marra “European Borders Breaker Award” dhe “Peoples Choice Award”. Ndërsa
Era, e cila për shkak të lëndimit në këmbë nuk mundi të ishte prezente, e tërhoqi çmimin nëpërmjet agjentit të saj David Bradley. Në pankartën e dhënë kishte edhe një mesazh për këngëtaren duke i uruar urim të shpejtë./revistawho.com