• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Enrique Iglesias si baba i binjakëve: Më kanë ndryshuar jetën

Rreth një vit më parë këngëtari i njohur, Enrique Iglesias u bë baba i dy fëmijëve binjakë. Këngëtari 43-vjeçar në një intervistë të dhënë së fundmi ka pranuar se pavarësisht se është bërë baba jeta e tij intime me bashkëshorten është shumë herë më mirë se disa vite më parë. Enrique dhe partnerja e tij, Anna Kournikova kanë 17 vite bashkë, sepse janë njohur në vitin 2001 gjatë xhirimit të klipit ‘Escape’ të këngëtarit. Përsa i përket jetës si baba i dy binjakëve, Enrique ka thënë: “Është e mrekullueshme të jesh baba. A më ka ndryshuar? E ngas makinën më avash, jam më i përgjegjshëm”, – ka thënë ai.

Më tej këngëtari ka shtuar se tani ndihet me fat që mund të përcaktojë edhe orarin e tij për në punë dhe nuk mund të qëndrojë më shumë se 2 javë larg familjes. Gjithashtu ai ka folur edhe për puthjet në buzë me fanset e tij. Enrique ka thënë se partnerja e tij nuk bëhet aspak xheloze, madje është dakord me veprimin e tij. /revistawho.com