Eno Popi në pikëpyetje, “Top Channel” i mbyll emisionin


Siç është paralajmëruar, nga kjo e martë shikuesit e Top Channel nuk do të ‘luajnë’ më në ekran me quiz-in “100 milionë”. Programi i nisur fillimisht nga Krasta e më pas trashëguar nga Eno Popi është vendosur të mbyllet, për t’u zëvendësuar nga një tjetër format i ngjashëm. “Të gjithë për një” quhet emisioni i ri për drejtimin e të cilin, sipas informacioneve të “Lapsi.al”, janë provuar disa nga personazhet kryesore të ekranit të Top Channel. Po ashtu, mësohet se një nga më të provuarit ka qenë drejtuesi i emisionit të mëngjesit “Wake Up”. Por deri më tani, Eno Popi nuk është konfirmuar si triumfuesi i audicionit për quiz-in e ri. Formati ndërkombëtar “Të gjithë për një” zakonisht në vendet e tjera drejtohet nga aktorë apo kryesisht personazhe karizmatikë. Kjo për shkak të fëmijëve që marrin pjesë në show, batutave dhe të pyetjeve nga formimi i herëshëm që u bëhen të rriturve në “testim”. Nuk dihet nëse ky është ngërçi që ka stepur drejtuesit e Top Channel për të vendosur menjëherë për gazetarin Eno Popi, ndaj për t’u njohur me prezantuesin dhe vetë emisionin e ri, do na duhet të presim të martën.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password