• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Eno Popi jashtë kornizave të moderimit, zbuloni pasionin e panjohur të gazetarit

Ai është një nga prezantuesit më të dashur për publikun edhe pse aspak i lidhur me sensin e protagonizmit. Eno Popi është moderatori për të cilin dimë shumë pak, i cili e ka ndërtuar karrierën e tij mbi profesionalizmin e duke ruajtur një profil të ulët publik edhe pse e shohim shumë shpesh në ekran.

Në rrjetet e tij sociale gjenden shumë pak foto dhe ato kryesisht nga programet televizive që prezanton ose nga udhëtimet që kryen. Pikërisht këto të fundit janë një ndër pasionet më të mëdha të gazetarit. Jo vetëm rrjetet sociale e dëshmojnë këtë por edhe vet moderatori në një intervistë televizive që ka dhënë disa kohë më parë në emisionin “Pasditja Ime” në “RTSH” ka treguar rreth këtij pasioni.

“Gjatë vitit jam shumë i ngarkuar me punë dhe në qoftë se dikur lëvizja fundjavave, tashmë nuk e kam më këtë mundësi për shkak të angazhimeve dhe shfrytëzoj maksimalisht pushimet e verës për të udhëtuar. Më pëlqejnë shumë udhëtimet dhe jam një udhëtarë që dua të lëviz gjatë gjithë kohës.”

Eno ka treguar se është një planifikues shumë i mirë dhe se sheh çdo detaj përpara se të niset me pushime. Edhe nga fotot e publikuara prej tij duket se moderatorit i pëlqejnë pushimet aktive ku ndërthuret deti, mali, historia dhe arkitektura.

Destinacioni i fundit që ai ka vizituar ka qenë Lisbona për të cilën duke se flet me superlativa dhe e rekomandon për të gjithë ata që kanë shpirtin e aventurës. Do ishte çudi në qoftë se gazetari nuk do kishte sensin e të qenit sportiv për vetë faktin se ai i kushton shumë rëndësi stërvitjes në palestër dhe mbajtjes së një forme të mirë fizike.

Eno Popi aktualisht drejton dy nga programet më të ndjekur në “Top Channel” si dhe është pjesë e botës akademike.\revistawho.com