• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Enca publikon sekuenca të klipit ‘Dua’, skena të nxehta me modelin

Publiku është në pritje prej kohësh për klipin e ri të Encës. Këngëtarja bukuroshe prej kohësh ka lajmëruar se ky projekt do të vijë së shpejti dhe është një ndër të preferuarit e saj. Shumë nga fansat u entuziazmuan edhe më tepër kur u zbulua se protagonist në klip do të ishte edhe një model shumë simpatik i quajtur Pierluigi Fracassi.

Mbrëmjen e kaluar Enca ka publikuar disa sekuenca të shkurtra të klipit në ‘InstaStory’. Siç duket në fotot e publikuara nga ‘Xing.al’, skenat mes këngëtares dhe modelit të huaj do të jenë ‘të nxehta’. Klipi do të jetë shumë ndryshe dhe në një tjetër nivel nga ata që më parë ka sjellë këngëtarja e njohur. Padyshim që këto sekuenca kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut./revistawho.com

CLOSE
CLOSE