Pas festës surprizë mbrëmjen e djeshme, Enca Haxhiaj, këngëtarja shqiptare me numrin më të madh të ndjekësve në ‘instagram’, ka vendosur ta celebrojë në një festë glamuroze, me ‘wall of fame’, fishekzjarre, e të tjera detaje luksi, ditëlindjen e saj të 20-të. Interpretuesja e hiteve “A po t’pëlqen”, “Call me goddess”, ka mbledhur në një festë private miqtë e saj më të ngushtë. Në një video të postuar në ‘instagram’, Enca shfaqet duke dridhur të pasmet dhe siç mund ta merrni me mend vetë, like-t dhe komentet janë të panumërta. “WHO” i uron gjithashtu përvjetorin Encës, sa më shumë hite në vitet që të presin.
https://instagram.com/p/9B6brzEv5l/?taken-by=encahaxhia