Disa orë më parë, Enca haxhia bëri të ditur për të gjithë fansat se ka nënshkruar kontratë më gjigandin e muzikës botërore ‘Universal Music group’, kompani kjo e cila ka në menaxhim yjet më të mëdha. Për këtë arritje të Encës nuk kishte si të mungonte reagimi i Noizyt, bashkëpunëtori i saj i ngushtë. “Sapo e firmosur nga Universal Music, ndihem tepër krenar për arritjen tonë si grup, mos harroni ky është vetëm fillimi, ka dhe plot supriza të tjera, me punë dhe sakrifice arrihet gjithçka”- shkruan ai.