close
Breaking NewsLajme

EMRAT/ Aksidenti tragjik, ndalohen dy drejtues të firmës së Lungomares

aksidenti12

Pas aksidentit të rëndë të shënuar të shtunën në aksin rrugor Skelë­ Uji i Ftohtë, ku humbi jetën një i ri dhe u plagos një tjetër, prokuroria ka nisur me zbardhjen e ngjarjes. Mbrëmjen e të dielës bëhet e ditur se pas hetimeve të Prokurorisë, Policia ka ndaluar dy punonjës të firmës “Xh & M Sh.p.k”, kontraktore në rrugën ku makina BMW X6 u rrëzua në një gropë të hapur në mes më rrugës. Të ndaluarit janë Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projekti, raporton Panorama.al. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka bërë ndalimin e këtyre dy shtetasve, si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes si dhe për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme

Tags : aksidentvlore
loading...