close
Breaking NewsLajme

Emma Stone shndërrim total, ja si duket ajo tani (FOTO)

24

Emma Stone thuajse nuk njihet në kopertinën e “Vogue”. Teksa ka pozuar për numrin e fundit të kësaj revise, aktorja është shfaqur me flokë të shkurta dhe me shumë pak make-up. Në intervistën e dhënë për këtë revistë, Stone ka folur për tema të ndryshme, përfshi edhe për ish të dashurin e saj Andrew Garfield, të cilin e përshkruan ende si personin që vazhdon ta dashurojë shumë. Ajo nisi të shoqërohej me Andrew gjatë xhirimeve të filmit “The Amazing Spider Man” por marrëdhënia e tyre 4-vjeçare mori fund vitin e kaluar. Ata vazhdojnë ende të mbeten miq shumë të mirë. Në muajin gusht të këtij viti ata u fotografuan në rrugët e Londrës nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dukeshin shumë të lumtur teksa bisedonin së bashku.

emmaa
Tags : Emma Stonendryshon look
loading...