Pas suksesit të hitit “Njësoj”, Elvana Gjata po bëhet gati për të lançuar projektin e radhës. Ai titullohet “Lejla” dhe ylli i popit do të vijë në bashkëpunim me dy reperat e njohur nga Kosova, Capital T dhe 2po2. Pak minuta më parë këngëtarja ka publikuar trailerin e këngës në rrjetet e saj sociale dhe ka njoftuar se ajo do të jetë gati në 24 tetor…