Në pamje të parë duket sikur Elvana dhe Kylie nuk kanë asgjë të përbashkët. Elvana një bukuri tjetër e Kylie tjetër. Po as profesionalisht pasi siç dihet Elvana është një këngëtare e suksesshme ndërsa Kylie një sipërmarrëse e “Kylie Cosmetics”. Megjithatë duket se dikush dhe një vend i ka bashkuar ato. Për setin e ri fotografik Elvana po punon me fotografen e Kylie Jenner, Sasha Samsonova e cila ka zgjedhur që edhe fotot e Elvanës t’i bëjë aty ku ka shkrepur të Kylie-t. Kujtojmë se Elvana po punon që së shpejti të sjellë këngën e parë në gjuhën angleze dhe një album./revistawho.com