Elvana Gjata , mund të konsiderohet pa frikë emri më i lakuar i kësaj vere. Këngëtarja është dalluar ndër vite për punën e shkëlqyer artistike në këngë, klipe dhe performancë. Por ç’ka e ka karakterizuar bukuroshen nga të tjerat është sharmi sensual që mbart. Së fundmi Elvana është parë në qytetin e bukur të Turqisë, Stambollin. Mendimi i parë që na erdhi sapo e mësuam këtë lajm ishte “Mos vallë Gjata do të bëhet pjesë e industrisë kinematografike?!”. Sikur të ishte e vërtetë ne do të ishim shumë të lumtur, pasi skenës turke do t’i shtohej një tjetër yll shqiptar.
Nuk na mbetet veçse t’i urojmë suksese të mëtejshme divës tonë.