close
Breaking NewsLajme

Elvana Gjata, ‘koncert live’ në darkën e Valdrin Sahitit

elvanavetem-1-550×330

 Darka private që u zhvillua mbrëmë në ambientet e “Altar” ishte diçka që ndodhte për herë të parë në Shqipëri… Një festë me shumë femra të bukura e të suksesshme, të cilat pasi kanë shijuar gatimet dhe darkën luksoze, kanë kërcyer deri në orët e para të mëngjesit. Ftesës së Valdrin Sahitit iu përgjigjën pozitivisht të gjitha vajzat e ftuara. Dyshja e këngëtarëve të “Threedots”, Klajdi Haruni dhe Bruno, i kanë shoqëruar vajzat me zërin e tyre. Herë më balada, e herë me aheng, dyshja e djemve të njohur i bënë vajzat të çoheshin e kërcenin bashkë me ta. Sigurisht nuk munguan as performancat e këngëtareve të ftuara, si: Besa, Tuna e Nora, të cilat kënduan disa nga hitet e tyre. Por në këtë festë private nuk mund të mungonin as këngët e të zonjës së shtëpisë. Elvana Gjata, këngëtarja që pëlqehet nga të gjithë për zërin dhe këngët, për bukurinë dhe karakterin e saj solli disa nga këngët më të njohura shqiptare, përfshirë edhe këngë të sajat. Ajo ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme, duke sjellë edhe një anë tjetër të personalitetit të saj si artiste, imitimet.

d95481abb64ab5ffa0f86ff55e14e168_11479117048 elvanavetem-1-550x330
Tags : darkeelvana gjataImitimeKengevaldrin sahiti
loading...