• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elita Rudi ju përgjigjet komentuesve: Njerëzit nuk kënaqen kurrë!

Moderatorja e njohur Elita Rudi që prej kohës kur pranoi shtatzëninë që përflitej në media prej muajsh, ka ndarë me të gjithë momente shumë speciale të pritjes së ëmbël. Por siç duket disa komentues kanë nisur të bezdisen nga fotot e shpeshta të Elitës me barkun e rrumbullakosur.

Vetë moderatorja ka zgjedhur të reagojë për këtë gjë, pasi ka publikuar disa komente nga koha kur shtatzënia nuk ishte pranuar dhe njerëzit i luteshin ta pranonte. Ndërsa tani një pjesë e tyre ankohen për postimet e saj. Duke marrë shkas nga ato që ka lexuar, moderatorja ka shkruar: “S’ke si ta kuptosh çfarë duan njerëzit. Megjithatë jam duke e shijuar këtë moment. Ju falenderoj për gjithë komentet nëpër rrjete sociale, emisione, portale gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme. Jeni shumë të mirë. Ju dua”.

Siç edhe Elita ka shpjeguar, fjalët nuk mbarojnë dhe njerëzit nuk kënaqen kurrë, kështu që ajo ka vendosur ta shijojë pritjen e ëmbël, pavarësisht fjalëve./revistawho.com

CLOSE
CLOSE