close
Breaking NewsLajme

Elinel braktis në skenë Besën, këngëtarja performon e vetme

BeFunky Collage

Një nga surprizat e finales së “The Voice of Albania” ka qenë edhe performanca e Besës dhe Elinel të cilët do të prezantonin për herë të parë këngën e tyre “Mos m’le me ra”. Por duket se Elinel e la Besën të ‘bjerë’ e vetme, megjithëse ia doli shumë mirë. Kur nisën të këndojnë, Elinel harroi tekstin dhe iku nga skena duke thënë “Shit”. Besa i kërkoi të kthehet, duke improvizuar pjesë rap, por Elinel refuzoi duke u larguar. Besa këndoi vetëm dhe të gjitha duartrokitjet shkuan për të. Ndërsa Ledioni në fund tha: “Ndoqët Besën”. Nuk e dimë çfarë ndikoi që Elinel e la këngën ende pa e nisur mirë./revistawho.com

Tags : BesaelinelThe Voice Of Albania
loading...