lefuture

Elia Zaharia: Si më propozi Gjebrea për të qenë krah tij në prezantimin e ‘Kënga Magjike’

elia-zaharia

Princesha shqiptare, aktorja Elia Zaharia do të jetë krah artistit të njohur Ardit Gjebrea në prezantimin e ‘Kënga Magjike 2016’. Në një intervistë për ‘Panorama’ Elia ka rrëfyer emocionet e kësaj përvoje të re në jetën e saj. Ajo tregon se propozimi për të prezantuar këtë spektakël i ka ardhur pak ditë para dasmës dhe se ajo ka pranuar menjëherë të prezantojë pranë Arditit, por që gjithsesi është një përgjegjësi e madhe për të, për vetë cilësinë që ka ky festival. Ajo shton se emocionet i rriten kur kujton se në vitet 2000 dhe 2001 ka konkurruar me grupin ‘Spirit Voice’ dhe janë ndarë me ccmimin e kritikës në të dyja vitet. “Nëse kthehem në Kënga Magjike si këngëtare, endrra ime do ishte të kthehesha me grupin”- shprehet Elia për një rikthim të mundshëm si këngëtare në këtë festival.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password