• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Eli Fara flet hapur: Po pres një princ të kaltër

Këngëtarja Eli Fara mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe sigurisht nuk mund të mos ‘binte pre e kurthit’ të fëmijëve. Disa nga vogëlushët nuk ngurruan t’i drejtonin Elit pyetje për jetën e saj private, megjithatë dhe këngëtarja në mënyrën më të çiltër u ktheu përgjigje të gjithëve. Kur u pyet nëse po priste një princ të kaltër në jetën e saj, Eli u përgjigj: “Po pres një princ të kaltër, pse jo nuk jam kundër”.

Nuk mund të mungonin dhe pyetjet për vajzën e saj, Marinën me të cilën ka një lidhje shumë të ngushtë. Elit i është dashur që ta rrisë vajzën të vetme dhe sigurisht që jeta e saj ka qenë plot sakrifica, por ajo ka thënë se sakrifica më e madhe që ka bërë për Marinën është se i ka kushtuar të gjithë jetën asaj. /revistawho.com

Rezultate imazhesh për eli fara dhe vajza