Elhaida Dani ka vendosur të ndryshojë pamjen e jashtme. Mesa duket këngëtares i është mërzitur ngjyra bionde e flokëve dhe ndoshta do ti rikthehet ngjyrës së saj origjinale . Ndoshta ky ndryshim do ta risjellë këngëtaren shqiptare edhe më afër publikut dhe fansave të saj. Pas pjesëmarrjes në Eurovizion me këngën “Alive”, Elhaida Dani është shkëputur nga muzika.