lefuture

EKSKLUZIVE / Noizy ndërmerr i vetëm një iniciativë bamirësie, ndërton nga e para tre shtëpi dhe ndan një fond marramendës për të sëmurët (VIDEO)

13654262_10154292044560883_645305888825779228_n

Reperi më i suksesshëm shqiptar, Noizy, ka ndërmarrë i vetëm një iniciativë bamirësie në ndihmë të tre familjeve me të ardhura minimale në Durrës. Banesat e tyre me kushte skandaloze (VIDEO) do të rindërtohen nga e para me financimin e reperit.

Lajmin për këtë e bën të ditur ekskluzivisht për revistawho.com një letër e mbërritur në adresë të redaksisë nga i vogli i familjes Hasa, që është një nga familjet të cilave Noizy do t’u restaurojë shtëpinë. Në letrën e tij, djaloshi i vogël dëshiron të falenderojë Noizy-n për këtë dhuratë të mrekullueshme që ai po i bën familjes së tij. “Dua ta falenderoj shumë Noizy-n për këtë që po bën për ne. Zoti e bekoftë”, – shkruan ai. Videot e shtëpisë Hasa janë publikuar në ‘snapchat’ nga vetë reperi, pa bërë me dije se për çfarë bëhet fjalë.

Nga ana tjetër revistawho.com, ka mësuar se Noizy ka çelur një fond të veçantë prej 100.000 eurosh për njerëzit e sëmurë rëndë, që nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë operacione të vështira, përfshirë këtu edhe ndjekjen me kura për kancerin. Këto vepra të Noizy-t, për të cilat ai nuk dëshiron të flasë, e kthejnë reperin në një prej artistëve filantropë më të mëdhenj në Shqipëri.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password