EKSKLUZIVE / KRASTA në “TOP CHANNEL”

image

Moderatori më i mirë shqiptar, Adi Krasta është rikthyer në “Top Channel”. Është presidentja e “Top Medias” Vjollca Hoxha e cila ka udhëhequr negociatat, raporton “revistawho.com”.

Krasta ka bërë një vit tërheqje nga jeta publike pas mbylljes nga qeveria Rama të programit të tij dhe vetë stacionit televiziv “Agon” në shtator të 2015.

Kthimi i Adi Krastës, një nga gazetarët më të respektuar në Shqiptari bëhet në një moment kyç të përpjekjes së brendshme për ringritjen e “Top Channel” në kuotat e lavdisë së vjetër.

“Top Media” ka një potencial të fuqishëm influencues për publikun shqiptar kudo ku ai ndodhet. Krasta konsiderohet një lëvizje e fortë e zonjës Hoxha për t’i rikthyer institucionit të saj autoritetin gazetaresk.

Sipas informacioneve shumë të kursyera që dalin nga “TCH”, Krasta pritet të bëjë një program të ri autorial. Ai gjithashtu me shumë te ngjarë i kthehet programit të filluar prej tij, “E Diell” për të vazhduar përballjen me konkurrencën e stacionit televiziv “Klan”.

Largimi i bujshëm i Adi Krastës nga “Top Channel” përpara disa vjetësh u pasua me një përballje ligjore nga drejtuesit e atëhershëm të “TCH”, të cilët sot nuk punojnë më për këtë stacion të rëndësishëm televiziv.

Krasta është një folës i hapur antiqeveritar dhe qëndrimet e tij kundër qeverive të 25 vjetëve të fundit në Shqipëri e Kosovë, kanë shkaktuar gjithmonë diskutime të forta kundërthënëse në publik dhe ambientet e medias. / revistawho.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password