EKSKLUZIVE / I iku forcave të rendit?! Noizy përgjigjet për herë të parë: Jam arratisur nga policia vetëm…


Gjatë ditës së sotme qarkulloi në media lajmi se pas një konfortimi me policinë reperi i suksesshëm Noizy është arratisur bashkë me mjetin e tij nga forcat e rendit. Sipas “Panorama Online” efektivët e policisë së Durrësit janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat. Të njëjtat burime thonë se uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit reperit dhe nga kontrolli është evidentuar se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara. Në vijim atij i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

13407188_10154212351480883_5358872676084825305_n

I kontaktuar nga “RevistaWho.Com“, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar është përgjigjur kështu… “Nuk e di për çfarë bëhet fjalë. Jam në Itali për momentin. Kam qenë këtu edhe mbrëmë dhe kam që nga mosha 17-vjeçare që nuk i arratisem më policisë. Vetëm atëherë iu ikja policëve”, – thotë Noizy, i cili do të këndojë sonte në një prej club-eve në Firenze. / RevistaWho.Com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password