close
Breaking NewsLajme

EKSKLUZIVE / Alban Dudushi baba për herë të dytë, Bieta Sulo pret djalë (FOTO)

img_2526

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo, pritet të bëhen prindër. Lajmin e konfirmojnë për “revistawho.com” burime pranë çiftit, ndërkohë që në urimin e fundvitit që televizioni “Top Channel” prezanton çdo vit përmes një kënge, çifti Alban-Bieta vendosin në bredhin e festave, dy papuçe ngjyrë bojëqielli, duke zbuluar kështu gjininë e fëmijës, që është djalë.

img_2529

Bieta Sulo është 5-muajshe, por lajmin për këtë gëzim e ka ndarë vetëm së fundmi me kolegët. Historia e tyre e dashurisë lindi në redaksinë e “Top Show” dhe prej vitesh përbëjnë një nga çiftet e dashura të ekranit megjithëse janë shumë të tërhequr. Shumë e gëzuar për këtë lajm është edhe Joelle, vajza e parë e moderatorit. “RevistaWho.Com” i uron shtatzëni të mbarë Bietës.

img_2527
Tags : Alban Dudushibieta sulo
loading...