Një nga projektet më të fundit për bukuroshen Einxhek Shkira ishte dhe prezantimi i “Miss Shqipëria”. Në një intervistë për revistën Story, Einxhel ka rrëfyer se asnjëherë nuk ka dashur të marrë pjesë vetë si konkurrente në garat e bukurisë. Ajo u pyet gjithashtu se kujt mashkulli shqiptar do t’i jepte titullin ‘Mister’. “Mendoj që mashkulli që me pamjen e tij na bën krenar kudo dhe që pavarësisht viteve mbetet ende në formë, Lorik Cana e meriton titullin Mister”-u përgjigj ajo. Cana është pa dyshim një nga futbollistët shqiptarë më të famshëm dhe meshkujt më të lakmuar.