close
Breaking NewsLajme

Edi Rama: Ju tregoj momentin më të bukur e më të vështirë të vitit, ja ku do festojmë sivjet me Lindën

screenshot_2-29

I ftuar sonte në “Opinion” përballë Blendi Fevziut,  kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për Blendi Fevziu foli për shtëpinë e tij të re në Surrel, dy djemtë e tij, dhe për momentin më të vështirë dhe më të bukur të këtij viti. Momenti më i vështirë ka qenë kur isha në SHBA, dhe këtu ndodhi ajo që ndodhi. Pati një mot të rënduar. Ishte një moment i vështirë, se ishte një moment kur dhe balta e përditshme kishte dhe një intensitet më të lartë”, tha Rama. Momenti më i bukur ka qenë momenti i pushimeve me Zahon, se këtë vit ka qenë më i rritur”. Më tej ai ka zbuluar se ku do ta kalojë natën e Vitit të Ri. “Humba një nga njerëzit më të shtrenjtë për mua, Bujar Lakon. Uroj që 2017-ta të mos na rezervojë lajme të tilla të hidhura. Kisha shumë dëshirë të festoja në Prishtinë por nuk u bëmë. Bashkë me Lindën do festojmë në shtëpinë tonë ose rrotull, por këtu në Shqipëri”, tha kryeministri i cili e mbylli me një urim për të gjithë shqiptarët.

Tags : Edi Rama
loading...