Edhe Valer Kolnikaj këngëtar… Do konkurrojë në “Kënga Magjike”

12039023_10206859861591562_1551325499990554159_o

Valer Kolnikaj e ka thënë që në daljen e tij të parë, që do të përpiqet gjithë jetën për t’u bërë i famshëm… Dhe mesa duket përpjekjet po vazhdojnë. Pas fotove provokuese, pjesëmarrjeve në spektakle dhe progame me audiencë të lartë, Valeri ka vendosur të provojë edhe në muzikë. Lajmin e bëri të ditur sot producenti i “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea, për t’ia lënë më pas rradhën Valerit, i cili ka publikuar një status në “Facebook” lidhur me këtë. “E tha dhe i madhi Ardit Gjebrea live tani tek ‘E Diela Shqiptare’, të dielën që vjen do këndoj live këngën time të parë në ‘Kënga Magjike’. Teksti nga Mevlud Zeneli-Zenelhasani, muzika e kompozitor nga Dritjon Selmani e Tani Berisha, mix master e orkestrim nga Genti Myftaraj. Prisni hite”, – shkruan Valeri, i cili ka besim që kënga e tij do të shndërrohet në hit…

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password