Edhe truri duhet të bëj palestër, ja ushtrimet që nevojiten


Mund të mos e keni marrë në konsideratë më parë, por monotonia ndikon negativisht në aftësinë tonë të përqëndrimit. Një nga gjërat më efektive për trurin është të përfshijmë aktivitete të reja në rutinën tonë.
Për shkak të stresit, punës apo problemeve të ndryshme, ai mund të ndalojë së funksionuari siç duhet. Duke qenë se truri ka dy hemisfera, ne do ju paraqesim një listë ushtrimesh të cilat integrohen për të dyja anët e trurit.
Palestër për trurin
Përmirëson kreativitetin, përqëndrimin dhe është më e lehtë për të mësuar shumë gjëra. Sociologu Paul Dennison propozon një seri ushtrimesh me 26 lëvizje trupore që lidhin të dy hemisferat;
Ushtrime të kryqëzuara
Ushtrohuni duke prekur gjurin e djathtë me bërrylin e majtë dhe e anasjellta;
Memorizoni numrat e telefonit
Hapni listat e kontakteve dhe zgjidhni numrat që përdorni më shumë. Përpiquni t’i mësoni përmendësh dhe zbatojeni këtë ushtrim thuajse çdo ditë në mënyrë që truri juaj të mundë të mësojë edhe gjëra të tjera;
Dëgjoni muzikë
Efekti Moxart është një grup i rezultateve të hulumtimeve psikologjike dhe muzikore që tregojnë se ritmi dhe melodia që gjenden në punën e këtij kompozitori promovojnë oksigjenimin e trurit;
Largojuni rutinës
Bëni udhëtime, dilni në natyrë, takoni njerëz të rinj dhe kjo ju ndihmon të mbani mend më shumë gjëra, detaje dhe vë në punë trurin tuaj.
Mos vendosni çdo gjë në vende të njëjtë
Për ju mund të jetë shumë mirë, por për trurin tuaj jo. Duke i vendosur gjërat në vende të ndryshme ju ndihmon t’i memorizoni më mirë ato dhe vendin ku i keni lënë/Revista Shije/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password