Edhe sendet shtëpiake kanë afat skadence, ja cilat janë ato


Shumë prej nesh ende nuk e dinë se disa sende në shtëpinë tonë, qe mendonim se do të rezistonin përgjithmonë, kanë një datë skadence. Të tilla si dërrasa e prerjes në kuzhinë apo furça e tualetit duhet të jenë në koshin e plëhrave vetëm pas disa muaj përdorimi, sipas ekspertëve. Duke filluar nga sfungjerët që duhet të zëvendësohen çdo javë deri të recipetat të cilat nuk duhet të bëjnë një vit, DailyMail zbulon objektet të cilat ju nuk e dinit që kanë një datë skadence.

Kutitë plastike të ushqimit: Çdo tre muaj
Kutitë plastik që përdorni për të ruajtur drekën tuaj apo ushqimet e mbetura, janë vendi i parë i strehimit të kimikateve të rrezikshme si BPA, BPS dhe phthalates.

Jastëkët: Çdo dy vite
Jastëkët duhet të ndërrohen të paktën një herë në dy ose tre vite, sipas ekspertëve.
“Kur ata humbasin lartësinë, formën, ngjyrën e tyre dhe bëhen me kokla ato duhet të zëvendësohen” tha Lisa Artis nga Këshilli i Gjumit.

Brisqet: Çdo tre ditë
Brisqet mund të jenë të kushtueshme – por eksperët thonë se duhet t’i zëvendësoni sa herë të jetë e nevojshme.Dermatologia Stefanie Ëilliams thotë: “Në përgjithësi sa më i mprehtë të jetë tehu aq më mirë është. Brisku duhet të rrëshkasë butësisht mbi lëkurë”.

Dërrasat e prerjes në kuzhinë: Çdo 12 muaj
Dërrasat e prerjes, sidomos ato të drurit, grumbullojnë baktere. Studimet kanë treguar se te to gjenden 200% më shumë baktere fekale se sa në tualet.

Sfungjerët e enëve : Çdo javë
Ekspertët zbulojnë se kur mbaroni së përdoruri sgungjerin, bakteret dhe mikrobet shumëfishohen menjëherë. Në fakt, një studim shokues tregoi se 89% e mjeteve mastruese të enëve përmbajnë E.Coli.

Lugët e drurit: Çdo pesë vite
Druri ka më shumë pore se sa plastika apo metali, që e bën më të prekshme ndaj mikrobeve e baktereve, shpjegon John Oxford, Profesor i Virologjisë në Barts dhe Spitalin e Londrës.Kjo mund të çojë në lloje të ndryshme helmimesh nga ushqimi.

Shapkat: Çdo gjashtë muaj
Sipas Bright Side, këto “këpucë” të rehatshme janë mjedisi përfekt për të përhapur infeksion fungal. Për të shmangur përhapjen e infeksionit,shapkat duhet të lahen mirë sa më shpesh të jetë e mundur.Përveç kësaj duhet t’i zëvendësoni çdo gjashtë muaj për t’i mbajtur këmbët higjenike.

Masha e flokëve: Çdo katër vite
Për shumë vajza, mashat e flokëve konsiderohen si një investim. Por kjo nuk do të thotë që ato nuk duhet të zëvendësohen rregullisht. Sipas “Mamamia”, drejtuesit e vjetër të flokëve mund të dëmtojnë flokët tuaj.

Recipetat: Çdo vit
Pyesni çdo femër dhe me shumë mundësi do ju thonë se i mbajnë recipetat e tyre derisa këtyre të fundit t’i dalë teli.Por ekspertët thonë se ato duhet të zëvendësohen çdo vit edhe nëse janë e një cilësie të mirë pasi do humbisni rehatinë.

Furçat e dhëmbëve: Çdo 3 muaj
Shumë prej nesh e kanë gabim kur mendojnë se furça e dhëmbëve duhet ndërruar pasi të ketë humbur komplet formën e saj. Por duke i mbajtur kaq gjatë ato prishin dhëmbët tona, thonë stomatologët.

“Ekspertët dentarë rekomandojnë që furçat manuale apo elektrike duhet të ndërrohen çdo muaj nëse vuani nga gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, dhe pas tre muajsh për çdo rast tjetër”, thotë Amer Saeed, drejtor i një klinike dentare në Londër.

Sungjerët e trupit: Çdo dy muaj
Është e vështirë të mendosh që sungjeri i trupit shërben për të mbajtur pastër trupin kur laheni, por ekspertët paralajmërojnë se ato duhen ndërruar rregullisht çdo dy muaj, për të shmangur grumbullimin e baktereve.

Gjithashtu për t’i pastruar lërini të thahen e më pas vendosini për 30 ose 60 sekonda në një nxehtësi mesatare në mikrovalë. Sigurisht mund të provoni edhe ti fusni në lavatriçe apo ti lani me ilaç enësh. Mbajini ato në një vend të thatë dhe me dritare të hapur, dhe jo në dush./tch

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password