• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Edhe në ‘parajsën mbi tokë’, Chiara Ferragni-t i mungon diçka

Prej disa ditësh ‘bloggerja’ e njohur italiane, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, Fedez janë duke kaluar kohë pranë njëri-tjetrit. Në këto ditë të ftohta, ata i janë drejtuar një ishulli privat në Maldives dhe herë pas here publikojnë në rrjetet sociale momente nga ditët ekzotike. Por pavarësisht bukurisë dhe shërbimeve që ju mundëson ky vend, sërish çifti ndihet i paplotësuar.
Nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’, Chiara ka treguar se e ka marrë malli për të birin dhe mezi po pret që ta takojë.
“Nuk mundem më, mami dhe babi po vinë në shtëpi”,- shkruan Chiara krahas fotos së të birit.
Këtë foto e ka pasuar me disa të tjerat ku shfaqet duke folur me kamera me vogëlushin, i cili duhet mjaft i lumtur që po sheh prindërit  e tij./revistawho.com

CLOSE
CLOSE