• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

“Edhe kafja shërbehet me koreografi”, çfarë ndodh në provat e “Dancing with the stars”?

“Dancing with the stars” ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me personazhet e pjesëmarrës. Mariza Ikonomi është një ndër to dhe këtë vit performon krah balerinit Jurgen Bala. Shpesh ajo zgjedh të ndajë me publikun momente nga provat, po këtë herë ka treguar më shumë.

Pasioni i saj për kërcimin duket se është i madh, pasi vetë Mariza ka treguar më anë të një video në Instagram se kërcimi mund të përdoret në çdo aktivitet gjatë ditës, edhe në më të ‘rëndomtin’. Vajza dhe djem, me delikatesë Mariza ju shpjegon si të shërbeni kafen me një koreografi të thjeshtë. Ajo shfaqet teksa kërcen dhe i shërben kafen një prej balerinave të spektaklit. “Se edhe kafja duhet të shërbehet me koreografi që sot e tutje”,-ka shkruar ajo./revistawho.com

CLOSE
CLOSE