• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Edhe ‘djemtë e këqinj’ ndryshojnë, këta janë artistët që treguan se dashuria i frymëzoi

Alma Spahiu/

Kur bëhet fjalë për dashurinë të gjithë përulen para saj. Kjo ka ndodhur edhe me ‘djemtë e këqinj’ shqiptarë të cilët pasi janë dashuruar kanë bërë një ndryshim 360 gradë.

Festim Arifi i njohur me emrin e artit si Lyrical Son, me plot gojën mund të quhet reperi i parë i cili theu tabunë e repit shqiptar, pasi ai tregoi se një ‘djalë i keq’ di shumë mirë t’i këndojë dashurisë. Reperi në vitin 2014 i dha fund beqarisë duke u martuar me bukuroshen Gresa Kasniqi, për të cilën nuk nguron asnjëherë t’i shprehë dashurinë hapur në rrjetet sociale.

Getoar Selimi është këngëtari i cili ka dhënë shumë për repin shqiptar. Në një pjesë të karrierës së tij edhe ai është përfshirë në debatet e krijuara mes reperëve shqiptarë. Por pas lidhjes së tij me bukuroshen bionde Marina Vjollca ai është kthyer në një nga reperët më romantikë. Ai shpesh në rrjetet sociale i dedikon postime romantike bukuroshes që tashmë është bashkëshortja e tij.

Mozzik është një nga reperët më ‘In’ të momentit dhe këngët e tij padyshim që janë ndër më të pëlqyerat. Lidhja e tij me Loredanën e ka kthyer atë në qendër të vëmendjes, pasi ai shpesh shihet tek bën për të gjeste të bukura dashurie.

Gjiko mund të cilësohet si reperi më romantik, pasi dedikimet e tij të dashurisë janë mbresëlënëse. E dashura që ai ka në krah, Elita Rudi duhet të jetë një vajzë shumë me fat.

Stresi mbreti i ‘djemve të këqinj’, askujt nuk ja priste mendja që djali problematik dhe i pabindur do të kthehej në një romantik të cilin çdo vajzë do e ëndërronte. Fejesa me Kejsin ishte një surprizë për të gjithë ne. Në rrjetet sociale është pak më i tërhequr, por gjithsesi ka disa postime të cilat tregojnë shumë hapur dashurinë e tij të madhe për vajzën në fjalë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE