Edhe Cher vjedh, këngëtarja gjobitet 5 milion dollarë

cherrrrr-663x376

Këngëtarja dhe aktorja ikonë e viteve 90 Cher është akuzuar dhe gjobitur me 5 milionë dollarë ameikanë për plagjaturë. Sipas raportimeve të “TMZ” ajo ka kopjuar stilin e shkrimit grafik të dizajnerit nga izraeli Moshik Nadav. Artisti ka hedhur në gjyq këngëtaren 70-vjeçare pasi stlili i shkrimit në albumin e saj “Closer to the Truth” është identike me atë që ai ka krijuar për një konkurs online. Stili i shkrimit të Nadav është prodhuar në vitin 2011 dhe ka marrë çmim të parë nga portalet online të grafik dizajnerave si dhe nga revista “Vogue”. Shkrime të tilla blihen nga njerëz të famshëm, nga revista të ndryshme prestigjoze, nga industritë e prodhimit të filmit e muzikës. Këto modele shkrimesh janë stile të personalizuara të cilat krijohen për arsye marketingu dhe kushtojnë mijëra dollarë. Edhe pse menaxheri i këngëtares nuk e ka pranuar këtë akuzë, ngjashmëritë janë mëse të dukshme dhe gjoba e hidhur do të paguhet qindarkë më qindarkë nga Cher./topalbaniaradio

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password