Në një qytet të Belgjikës është regjistruar një ngjarje e pazakontë. Një zonjë 79-vjeçare e cila kishte probleme me gjumin, doli të bënte një xhiro për të “hequr mendjen”. Kështu tregoi në gjyq gruaja nga Numar, qytet në Belgjikë. Ajo ishte në timonin e makinës së saj “Porsche Boxster GTS”, kur një matës i shpejtësisë në rrugë ka shënuar 238 kilometra në orë. Zonja u gjobit me 4 mijë euro dhe heqjen e lejes së drejtimit për tre muaj. Mësohet se ajo ka kërkuar falje duke thënë “S’e kisha vënë re që po ecja aq shpejt”./ revistawho.com