• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

E shijshme dhe plot vlera ushqyese, këto janë arsyet përse doktorët e vendosin mollën në krye të dietës ushqimore

Molla është një nga frutat më të zakonshme në vendin tonë. Në forma dhe shije të ndryshme, ky frut përveçse i shijshëm është edhe i mbushur me vlera ushqyese. Shpesh doktorët e renditin atë në vend të parë të dietave ushqimore dhe jo më kot. Ne po ju tregojmë disa nga vetitë ushqyese të saj dhe keni për t’u habitur.

Studime të shumta tregojnë se molla është mjaft e nevojshme për organizmin pasi ajo përmban komponentët thelbësorë për mirëqenien dhe rritjen e individit.

Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë e ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.

Frutat e mollës përmbajnë sasi të mirë të vitaminës C dhe B. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm natyror. Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminë C ndihmon trupin të zhvillojë rezistencën kundër agjentëve infektivë.

Lëngu i një molle të freskët, i bashkuar me atë të limonit, tonifikon lëkurën. Një maskë e përgatitur me mollë të pjekur në qumësht ndihmon në shtrirjen e lëkurës, duke minimizuar rrudhat. Ndërsa lëkurat e thata bëhen më të buta me një maskë me mollë të grirë dhe kos./revistawho.com

CLOSE
CLOSE